Pak para fillimit të protestës së opozitës, forcat e policisë kanë formuar një kordon para godinës së Kryeministrisë.
Për protestën, do të jenë të angazhuar mbi 1 mijë efektivë policie.
Opozita ka paralajmëruar protestë kombëtare, pasditen e sotme në 18:00, duke mbajtur të fshehtë skenarin që do të ndiqet në protestë.
Sakaq policia ka marrë një plan masash me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Policia e Shtetit i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në tubim, e të distancohen nga aktet e dhunës./abcnews.al