Për tre ditë me radhë, flakët nga pylli me pisha në fshatin Peshtan po përhapen me shpejtësi. Mësohet se tani më kanë shkuar edhe përgjatë rrugës rurale në Fier-Çakran, në vendin e quajtur “Qafa e Shkozës”.
Ndërkohë, që është bllokuar dhe qarkullimi i automjeteve qe nga “Qafa e Koshovicës” deri në Kreshpan për shkak të tymit.
Situata është bërë aq kritike, sa ka filluar dhe ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët. Sakaq, një helikopter ka mbërritur në ndihmë./abcnews.al