Pas rreth dy orësh Barcelona dhe Atletico Madrid zbresin në fushën e “Camp Nou” për të luajtur në llogari të javës së 35-të të La liga një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.
Për fat të keq edhe kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve, por ata të Barçës janë grumbulluar dhe kanë gjetur një mundësi për të mbështetur ekipin e zemrës.
“Culers” janë grumbulluar dhe kanë marshuar drejt stadiumit “Camp Nou”, duke kënduar për ekipin e zemrës. Barcelonës i duhet me patjetër fitorja sot, për të qenë më pranë titullit kampion dhe parakaluar Atleticon në renditje. /abcnews.al
? ARA AL CAMP NOU!
Concentració als voltants de l’estadi per rebre als jugadors a la prèvia del #BarçaAtleti.#FCBlive @AdriaAlbets pic.twitter.com/X5b0N7NPXX
— Què T'hi Jugues (@QueThiJugues) May 8, 2021


