VIDEO | Portierin “e zë gjumi”, çfarë autogoli në Meksikë!

schedule09:35 - 26 Shtator, 2019

schedule 09:35 - 26 Shtator, 2019

Santos Laguna ka mposhtur 5-0 skuadrën e Veracruz. Rezultati nuk është aspak surprizë, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të vendit të parë me të fundit. Vëmendjen e ka tërhequr portieri Sebastian Jurado Roca.

Mbrojtësi Carlos Salcido Flores, 39 vjeç, i ktheu një top prapa portierit, i cili nuk e kontrolloi dot topin dhe më pas u detyrua ta nxjerrë nga rrjeta. Autogol që tashmë po bën xhiron e botës dhe me siguri Jurado Roca është tërbuar me gabimin e bërë. /abcnews.al