VIDEO/ Portieri i Salzburgut hero, pret tre penallti në Championsin e moshave

schedule22:54 - 20 Gusht, 2020

schedule 22:54 - 20 Gusht, 2020

Ndodh edhe kështu. Në Champions e të rinjve ( UEFA Youth League ), portieri i Salzburgut ka bërë historinë. Antosch ka pritur plot tre penallti gjatë takimit, duke ia mohuar tre herë golin Lyonit.

Sulmuesi Da Silva i francezëve pa të ndalej tre herë nga portieri austriak. Ndeshja përfundoi 4-3 për Salzburgun, ku portieri ishte sigurisht protagonisti kryesor. /abcnews.al

https://twitter.com/i/status/1296400195853451264