VIDEO/ Policia gjeti fëmijët pranë trupit të pajetë të nënës, Lulzim Cuku i çorientuar në gjykatë

schedule09:29 - 6 Shkurt, 2020

schedule 09:29 - 6 Shkurt, 2020

Gjykata e Durrësit ka lënë me masën e sigurisë arrest me burg, Lulzim Cukun, i cili të shtunën e javës së kaluar vrau me thikë gruan e tij në banesë.

Ai ka mbërritur në gjykatë në kushte të rënda psikologjike. Siç shihet edhe në pamje, Cuku është tejet i çorientuar. Nuk u përgjigjet dot as pyetjeve të gjyqtarit.

Lulzim Cuku ka vrarë të shtunën në darkë bashkeshorten e tij Manjola Cuku për shkaqe xhelozie. Pranë trupit të viktimës policia gjeti tre fëmijet e saj të mitur.

Manjola Cuku rezultonte me urdhër-mbrojtje nga gjykata e Durrrësit, pasi ishte dhunuar edhe herë të tjerë nga bashkëshorti.

Në dëshminë e tij, autori i krimit është shprehur se “prej tre muajsh kemi nisur të debatojmë. Kisha arsye se kisha gjetur gjera të çuditeshme në shtëpi që më bënin të dyshoja se po më tradhtonte. Vjehrri më tha që shtëpia është kthyer në vend drogaxhinjesh, prandaj vendosa ta merrja me vete në Greqi, por ajo (Manjola) nuk pranoi të vinte me mua”.

Pasi ka vrarë bashkëshorten me thikë, ai e ka kyçur në banjë dhe është arratisur, për tu kapur disa orë më pas në Mat. Burime të policisë thanë se kur mbërritën në banesë gjetën fëmijët teksa qanin mbi trupin e nënës.

/abcnews.al

*Pamjet nga gjykata