Egnatia feston fitoren me Besën dhe barazimin mes rivalëve të Tomorit dhe Pogradecit. Rrogozhinasit fituan në transfertë me kavajasit me rezultatin e pastër 0-2 dhe tashmë numërojnë 4 pikë më shumë se beratasit dhe pesë më shumë se liqenorët.
Kjo përballje u vendos në fund të pjesës së parë, kur shënuan Ndriçim Shtubina dhe Artur Magani. Dy gola shumë të rëndësishme, që i dhanë Egnatias tre pikë të arta për të thelluar diferencën me rivalët. Gjithsesi gara nuk ka mbaruar ende.
Në Berat Tomori e Pogradeci u ndanë në barazim 1-1. Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa shënuan me anë të sulmuesit Brunild Pepa që në minutën e dytë të takimit.
https://streamable.com/76kshf
Lushnjari kishte mundësinë të realizonte edhe golin e qetësisë, pas një penalltie të dyshimtë të dhënë nga gjyqtari Ziri. Portieri Baçi i Pogradecit e ndali lojtarin e Tomorit, kurse Isi Manellari në minutën e parë shtesë shënoi golin që i mohoi fitoren beratasve. /abcnews.al
https://streamable.com/jgfe7e
KATEGORIA E PARË – Grupi B (play-off)
E diel, më 11 prill, ora 13:30
Tomori-Pogradeci 1-1
Shënues: Pepa 2’ / Manellari 45+1’
Besa-Egnatia 0-2
Shënues: Shtubina 42’, Magani 44’

