Një 84-vjeçar nga qyteti i Beratit ka ngelur i plagosur rëndë ndërsa po kalonte përmes vijave të bardha nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Ngjarja ndodhi në lagjen “30 Vjetori”, në rrugën “Republika”, ku i moshuari Zalo Rr., pasi kishte shitur disa perime që i prodhonte vetë po shkonte për në shtëpi.
Ka qenë një 29-vjeçar banues në fshatin Drenovicë, i cili duke drejtuar mjetin tip Benz aksidentoi këmbësorin. Për pasojë 84 vjeçari ka marr dëmtime të shumta në trup dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit, Blerim Gjishti, është shoqëruar në polici dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./abcnews.al