VIDEO/ Po ekzekutonte këndoren, Werner godet topin… dhe flamurin

schedule19:16 - 4 Janar, 2021

schedule 19:16 - 4 Janar, 2021

Chelsea mori sërish një rezultat negativ ditën e djeshme, pasi të besuarit e Frank Lampard u mposhtën me rezultatin 1-3 në shtëpi nga Manchester City. Ishte një ndeshje për t’u harruar për blutë e Londrës, pasi “Qytetarët” ishin dukshëm më mirë në fushë dhe morën frenat e lojës që në fillimin e sfidës.

Sikur të mos mjaftonte humbja kundër një rivali direkt, ishte dhe një episod tjetër gjatë ndeshjes që tregon momentin jo të mirë që po kalon Chelsea. Në minutën e 87-të takimit, vendasit po ekzekutonin një goditje këndore dhe ishte Werner ai që mori përsipër për ta bërë.

Mirëpo, goditja nuk shkoi siç duhet pasi gjermani goditi flamurin e vendosur, duke dëmtuar kështu veten e tij. Timos iu deshën disa sekonda për të marrë veten dhe më pas vjen Mason Mount për ta ekzekutuar atë. Megjithatë, Werner nuk mund t’i shpëtonte memeve të tifozëve, pasi tashmë videoja e tij është kthyer virale në rrjetet sociale.