Disa të rinj janë përfshirë në një përleshje fizike pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Dyshohet se shkak i sherrit mes të rinjve ka qenë një vajzë.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se disa të rinj kanë dhunuar fizikisht një bashkëmoshatarin e tyre, pranë Pallatit të Kulturës të qytetit bregdetar.
Një nga vajzat e cila ka qenë prezente në përleshjen mes të rinjve, ka humbur ndjenjat. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Vlorës, lidhur me këtë ngjarje./abcnews.al