ABC News siguron pamjet kur është plagosur më armë 70-vjeçari Fadil Hunda nga shtetasi Adil Hizdri, 31-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur më daytë 18 korrik në Durrë, ku shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit mes të lënduarit dhe 31-vjeçarit. Autori i dyshuar i ngjarjes, është arrestuar nga policia.
Djali i Fadil Hundës, Romir Hunda ka deklaruar se nuk i ka asnjë borxh autorit, ku ndër të tjera thotë se Adil Hizri ka punuar në kompaninë e tij, por është pushuar nga puna pasi i sillte probleme.
“Nuk i kemi asnjë qindarkë borxh, Adil Hizrit. Adil Hizdri është paguar për dy muajt që ka qëndruar në punë në kompaninë tonë. Punonte me karrotrec. E hoqëm nga puna sepse na krijoi disa probleme, përplasi makine. Adili na ka borxh sepse ka bërë dëme te puna. Megjithatë ja fala. I thashë ‘ik se nuk dua të kem të bëj më me ty’. Kemi me shume se 4 muaj qe kemi bere shkëputjen me Adilin. S’kemi pasur kontakte me te. Adil Hizri ka tentuar të më mare peng babain. Im at as që e njeh Adil Hizdrin. Atë ditë e ka marë në telefon ka kërkuar ta takoj. Janë takuar në trotuar. I ka kërkuar të futet brenda n makine. Babai s’ka pranuar dhe aty ai ka qëlluar”, shprehet Romir Hunda.
/abcnews.al