Një plagosje ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Shkodrës.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se 22-vjeçari Armandio Gjoka është qëlluar me thikë nga një tjetër person, pas një sherri për motive të dobëta.
Mësohet se plagosja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”. Policia ka identifikuar autorin, të cilin e ka shpallur në kërkim.
Ndërkaq, i plagosuri po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“22-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10, mëngjesin e kesaj të premteje, ku dy të rinj pasi janë konfliktuar me njëri-tjerin, 26-vjeçari ka goditur me thikë 22-vjeçarin. Kemi të bëjmë dy të rinj. Policia po merr në pyetje të plagosurin. Nuk kemi të bëjmë me persona që të jenë trë proceduar, apo të jetë persona të njohur për policinë. Po punohet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje. Konflikti ndodhi për shkak të një grindjeje banale”, raportoi gazetari i ABC News, Simon Shkreli./abcnews.al