VIDEO/ Përplasje me deputetin e LDK, Vjosa Osmani ndërpret seancën

schedule23:35 - 10 Korrik, 2020

schedule 23:35 - 10 Korrik, 2020

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione mes deputetëve.

Në debate është përfshirë edhe Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, e cila ka ndërprerë seancen pas përplasjes me deputetin e LDK Xhavit Ukaj.

Ai është çuar nga vendi dhe i ka shkuar pranë Osmanit, por është ndaluar nga sigurimi. Osmani e ka paralajmëruar se do ta nxjerrë nga salla.

“A po ulesh dhe mos bërtit, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë.  Ndërpritet seanca për shkak te paedukatës së një deputeti”, tha Osmani.