Një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një mjet në aksin Pogradec- Korçë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Sovjan. Viktima është 27 vjeçari Taulant Hoxhalli.
Sipas burimeve të policisë i riu ishte duke kaluar rrugën, kur u përplas nga një mjet tip Golf, që po udhëtonte me shpejtësi. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariatin e Korçës.
Prej gati një ore trupi i pajetë qendroi i shtrirë në rrugë në pritje të ambulancës.
Si pasojë e aksidentit rruga nacionale u bllokua në të dyja krahët duke krijuar radhë kilometrike si në drejtim të Pogradecit, po ashtu edhe në drejtim të Korçës. Pas ardhjes së ambulancës, e cila e transportoi trupin në morgun e spitalit të Korçës situata e trafikut u normalizua. /abcnews.al