Kocaelispor fitoi 4-0 ndaj Sakaryaspor në duelin final për t’u ngjitur në divizionin e dytë të futbollit turk. Festë e madhe për ekipin nga Izmiri, që sezonin e ardhshëm do të garojë në 1.Lig.
Skuadra festoi me një autobus të hapur, por jo gjithçka shkoi për mrekulli. Një nga lojtarët e Kocaelispor, u përplas me një urë dhe u rrëzua nga autobusi.
Talihsiz kazanın görüntüleri. pic.twitter.com/ew2D3U8tX1
— CNN TÜRK Spor (@CNNTURKSpor) May 28, 2021
Gjatë këtij aksidenti u dëmtua edhe një tjetër futbollist i skuadrës fituese, por mediat turke raportojnë se gjendja e tyre është e mirë. /abcnews.al