Tre makina u përfshinë në një aksident natën e kaluar, në autostradën Lushnje-Fier pranë fshatit Gorrë. Gjashtë persona u plagosën, por të gjithë pa rrezik për jetën.
Sipas policisë, shkak i aksidentit ishte errësira dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesi i mjetit tip “Toyota” doli nga nënkalimi i rrugës dytësore dhe hyri në autostradë kur u godit nga një tjetër makinë.
Njëri nga mjetet përfundoi në kanal kurse tjetri në mes të rrugës. Por nga errësira një makinë e tretë u përplas me makinën e aksidentuar. Në tre automjetet ndodheshin 12 persona, gjashtë prej të cilëve u lënduan dhe u dërguan në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.
Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit, policia shoqëroi në komisariat të tre drejtuesit e mjeteve./abcnews.al