Video/ Përmbytjet, banorët tentojnë të hyjnë me forcë në bashki

schedule13:25 - 17 Maj, 2018

schedule 13:25 - 17 Maj, 2018

Shumë banorë të Katundit të ri në Durrës protestuan para bashkisë. Ata kërkuan takim me kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dakon dhe tentuan të hynin me forcë në ndërtesë. Shkak janë përmbytjet e dy ditëve të fundit si pasojë e daljes së lumit Erzen nga shtrati.

Banorët thanë se situata përsëritet disa herë në vit dhe u janë dëmtuar shtëpitë dhe baza ushqimore e bagëtive. Po ashtu banorët që kanë protestuar kanë thënë se do vetëvriten nëse problemi i tyre nuk zgjidhet, pasi nuk kanë marrë asnjëherë dëmshpërblim./abcnews.al