VIDEO / Përmbysje e çmendur në Champions, PSG zgjohet në fund

schedule22:54 - 12 Gusht, 2020

schedule 22:54 - 12 Gusht, 2020

Po luhet dueli i parë çerekfinal në Champions League, kompeticion që është futur në fazën finale dhe do të marrë trajtën e një Botërori. “Final Eight” me ndeshje teke, nisi me duelin Atalanta-PSG, prej orës 21:00 në “Estadio da Luz” të Lisbonës.

Atalanta është e vetmja skuadër italiane që ka mbetur në garë dhe do të tentojë kalimin në gjysmëfinale, aty ku nuk ka shkuar kurrë më parë. Të njëjtin objektiv kanë edhe kampionët e Francës. Ekipi që siguron kualifikimin sonte do të ndeshet me fituesin e çiftit Atletico Madrid-Leipzig, për një biletë në finalen e madhe.

ATALANTA-PSG 1-2
Shënues: Pasalic 27’ / Marquinho 90′, Choupo-Moting 93′

ATALANTA (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Caldara, Gjimshiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Pasalic, Gomez; Zapata. Trajner: Gasperini

PSG (4-3-3): Navas; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Gueye, Marquinhos, Herrera; Sarabia, Icardi, Neymar. Trajner: Tuchel