Video/ Përmbyset makina, humb jetën një person

schedule15:04 / 28/04/2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Levan – Fier këtë të shtunë rreth orës 14:30.

Mësohet se një mjet tip “Volkswagen” është përplasur me mjetin tip “Skoda”.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i “Volkswagen”, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Mësohet se viktima ndodhet ende brenda në mjet.

Zjarrëfikësit po punojnë për nxjerrjen e tij nga makina. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

schedule15:04 / 28/04/2018