Është mbyllur takimi mes Partizanit dhe Skënderbeut, me fitoren 1-2 të “Ujqërve të Dëborës”. Sfida mbyllëse e javës së 27-të në Superiore u fitua nga djemtë e Ilir Dajës, të cilët u treguan më të saktë para porte se kryeqytetasit.
LEXO EDHE: VIDEO/ Partizani bie në dy minuta, shijoni eurogolin e Gripshit!
Një supergol i Nazmi Gripshit (42’) dhe një gol nga Bruno Dita vetëm pak sekonda më vonë, vendosën fatet e takimit. Të dyja skuadrat kishin dhe raste të tjera për të tundur rrjetën, por i vetmi gol në pjesën e dytë, u shënua nga mesfushori i Partizanit, Ferati, pesë minuta para fundit të takimit.
Kjo fitore e Skënderbeut e ngjit në kuotën e 44 pikëve, në vend të tetë, ndërsa Partizani mbetet në vend të shtatë, me vetëm 38 pikë të grumbulluara./abcnews.al
Superiore, java 27
Partizani – Skënderbeu 1-2
Ferati 85’ / Gripshi 42’, Dita 43’