VIDEO/ Perla e Bregut nga goditja e dënimit, pse goli është i parregullt

schedule21:37 - 26 Shkurt, 2021

schedule 21:37 - 26 Shkurt, 2021

Arbitrat shqiptarë gabojnë shpesh dhe diskutimet janë të shumta nëse bëhen me qëllim apo jo. Java e 21-të e Superiores nisi me Teuta-Kukësi, e mbyllur me rezultatin e barabartë 2-2.

Arbitër kryesor ishte Olsid Ferataj, i cili gaboi në dy raste. Fillimisht te penalltia e parë e dhënë për Teutën ai mund të kishte pritur goditjen e Karabecit, që shkoi në rrjetë, dhe më pas të vërshëllente.

Ai nuk e bëri diçka të tillë, por dha penallti menjëherë. Bregu e ktheu në gol. Polemika do të ketë edhe për golin e dytë të vlonjatit, realizuar me goditje dënimi.

Rregullorja thotë që nëse ka tre ose më shumë lojtarë në mur, atëherë lojtarët që sulmojnë duhet të qëndrojnë të paktën një metër larg derisa topi të vihet në lëvizje.

Edhe pse Asion Daja i Teutës është ngjitur me murin dhe Ferataj e ka pamjen të qartë (jo rregulloren) ai lejon që Bregu të godasë dhe më pas goli konsiderohet i rregullt. Gafë e arbitrit! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!