VIDEO/ Përgatitjet anti-Partizani, Laçit i rikthehet dhe bomberi i skuadrës

schedule18:51 - 23 Qershor, 2020

schedule 18:51 - 23 Qershor, 2020

Laçi do të luajë ditën e shtunë, me datë 27, në transfertë kundër Partizanit. Kurbinasit vijnë pas fitores të pastër 2-0 kundër Kukësit dhe janë me moralin e lartë para sfidës me “Demat e Kuq”.

Për më tepër, te Laçi ka pasur dhe një rikthim tepër të rëndësishëm në stërvitje. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Kyrian Nwabueze, i është bashkuar grupit në seancën stërvitore.

Goleadori kurbinas është rikthyer që dje në kampin e kurbinasve, ndërsa sot është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës. Cungu do të ketë një “armë” të shtuar për sfidën ndaj Partizanit./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Training

A post shared by K.F.Laçi Official (@k.f.laci_official) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!