Xhamia historike, 350-vjeçare, Vanikoy në Stamboll, është përfshirë sot nga flakët.
Ajo ndodhet në lagjen Çengelköy të rrethit Üsküdar në Stamboll dhe është mjaft e vizituar nga besimtarët dhe turistët.
Në një deklaratë pas ngjarjes, Guvernatori i Stambollit tha se zjarri shpërtheu rreth orës 13:30 pasdite.
Kanë qenë vendasit ata që kanë njoftuar menjëherë brigadat e zjarrfikësve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Fire breaks out at Istanbul's historic Vaniköy Mosque #Turkey https://t.co/kjSz2WYKnx pic.twitter.com/opy1ORvuAU
— Duvar English (@DuvarEnglish) November 15, 2020
Mediat turke shkruajnë se për shkak të strukturës prej druri, zjarri u përhap me shpejtësi dhe përpjekjet për të shuar zjarrin nuk patën sukses.
Zjarrfikësit janë munduar të parandalojnë që zjarri të arrijë në një pyllin prapa xhamisë dhe shtëpitë afër saj.
Xhamia u ndërtua në 1670 nga Vani Mehmet Efendi.
Me vetëm një minare dhe një ballkon minareje, xhamia drejtkëndëshe ishte ndërtuar kryesisht me dru.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për ngjarjen.
n.d./abcnews.al