VIDEO/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Vlorë

schedule11:50 - 28 Nëntor, 2023

schedule 11:50 - 28 Nëntor, 2023

Një servis në Vlorë është përfshirë nga flakët. Servisi i përfshirë nga flakët ndodhet shumë pranë Sheshit të Flamurit. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar edhe banesa pranë servisit.

Zjarrfikësit nga mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka rënë zjarr në një servis automjetesh.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

/abcnews.al/