Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një banesë në Shëngjin, dëme të konsiderueshme materiale

schedule13:30 - 28 Qershor, 2025

schedule 13:30 - 28 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët në mesditën e së shtunës në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Zjarri ka shkrumbuar plotësisht orenditë e shtëpisë së familjes së Qemal Gurit, ndërsa fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të flakëve, asnjë prej familjarëve nuk ndodhej brenda.

Një e afërme e familjes tregon se lajmin për zjarrin e kanë marrë nga fqinjët dhe kanë vrapuar menjëherë drejt banesës. Sipas saj, dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

E tronditur, ajo i bën apel institucioneve për ndihmë emergjente, pasi familja ka mbetur pa strehë. Shërbimi zjarrfikës ndërhyri për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në banesat përreth. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!