Përfshihet nga flakët Arkivi Shtetëror Vendor në qytetin e Kukësit.
Mësohet se arkivi ndodhet në katin e katërt në godinën e Gjykatës Kukës.
Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri por forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Nga ana tjetër ka reaguar edhe drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido, i cili tha se nuk janë djegur dokumente me rëndësi, dhe se aty kishte vetëm vepra të mykura të ish-diktatorit Enver Hoxha
“Asnjë zjarr në arkiva nuk ka rënë Kur na çmendën pse i mblodhëm arkivat në godina arkivore e u thoshim “zjarri” nuk na besonin.
Sqarim: Zjarri i rënë në Kukës është në godinën e ISH Arkivit Shtetëror Vendor. ASHV Kukës gjendet i plotë e i paprekur në godinën e ndërtuar enkas për arkiv në qytetin e Rrëshenit.
Para dy vitesh kur u ndërmor kjo reformë, ishim të qartë se asnjë dokument arkivor nuk mund të lihej në godina që nuk kishin kushtet e ruajtjes.
Ndaj, duam të sqarojmë se lajmi i rënies së zjarrit në ish godinën e Kukësit nuk cenon asnjë dokument, që prej vitesh ruhet sipas standardeve arkivore, siç i ka hije arkivave shqiptare! Ai lajm fakton se lëvizja e paprecedentë e grumbullimit të arkivave vendore në godina mirfilltazi arkivore ishte e domosdoshme e fatmirësisht u krye në kohën e duhur.
Në godinën në Kukës kishin mbetur vetëm materiale për jashtë përdorimit, si disa vëllime të mykura të veprave të Enver Hoxhës apo dokumentacion i mykur masiv kontabël; që prisnin procedurën e asgjesimit.
Ndërkaq, mbi shkaqet fizike të rënies së zjarrit do të lajmëroheni në vijim”, shkruan Bido./abcnews.al