ELBASAN- Në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit një apartament në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët. Fillimisht vatra e zjarrit është shfaqur në ambientet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit.
Flakët kanë marrë përmasa dhe kanë dalë jashtë dritareve dhe ballkonit të apartamentit. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit.
Sakaq, nuk raportohet për të lënduar./abcnews.al