VIDEO/Përcillet me arkivol të bardhë në banesën e fundit 23-vjeçarja shqiptare, momenti kur spikerja greke nuk mban dot lotët

schedule11:08 - 4 Mars, 2023

schedule 11:08 - 4 Mars, 2023

Po mbahet varrimi i 23-vjeçares me origjinë shqiptare, Ifigenia Mitskas, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në Tempi, ku u përplas dy trena. Varrimi po bëhet në kishën e shenjtë të Pjetrit dhe Palit në Giannica, në 10:00 me orën greke.

Pjesë e kësaj lamtumire të fundit janë familjarët e 23-vjeçares, por miqtë e saj të shkatërruar. Një dhimbje e shurdhët nga të gjithë në kishë në momentin kur mbërriti arkivoli i bardhë i Ifigenias. Një numër i madh i njerëzve nga komuniteti lokal gjithashtu janë bashkuar në kishë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Ndërkohë, që ky moment transmetohej në ekran, një nga spikeret greke të lajmeve është emocionuar dhe ka ulur sytë, duke mos e përballuar dot këtë moment.

Më herët, avokati i familjes së 23-vjeçarit Stelios Sourlas kishte theksuar në deklaratat e tij se “Ne kemi besim te drejtësia greke, jemi të sigurt se përgjegjësitë do të mbaheb aty ku i takojnë. Familjet e viktimave presin një falje të sinqertë të cilën nuk e kanë dëgjuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!