VIDEO/ Penalltitë “flasin” spanjisht, Sevilla shpallet për herë të 7-të kampione e Europa League

schedule00:07 - 1 Qershor, 2023

schedule 00:07 - 1 Qershor, 2023

Pas shumë minutash vuajtje “andaluzianët” e Sevilla ia kanë dalë të shpallen kampionë të këtij sezoni të UEFA Europa League, teksa pas gjuajtjes së penalltive rezultati u mbyll në 4 me 1 në favor të spanjollëve, duke i dhuruar djemve të Jose Luis Mendillibar, suksesin e 7-të në hisorinë e klubit, përsa i përket trofeut të Europa League.

Golin e parë e gjetën “gladiatorët” e Jose Mourinho, ku një goditje dënimi e ekzekutuar me shpejtësi nga qendërmbrojtësi Gianluca Mancini përfundon në këmbët e argjentinasit Dybala, i cili ballë për ballë me portierin Bono nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë, në minutën e 35-të të sfidës.

Në pjesën e dytë vjen dhe kundërpërgjigja e spanjollëve, me aksionin që nisi nisi nga këmbët e “veteranit”, Jesus Navas, me spanjollin që dërgon një krosim fantastik në zonën e “romakëve”, aty ku Gianluca Mancini i pozicionuar jo siç duhet, devijon topin duke e çuar në rrjetën e tij, në minutën e 55’-të të sfidës.

Tashmë me një finale të përfunduar e vetmja gjë çka na mbetet për të shijuar nga sezoni 2022-2023 është finalja e madhe e UEFA Conference League, mes Fiorentina e Ëest Ham, si dhe finalja e madhe e UEFA Champions League, që do të zhvillohet mbrëmjen e 10 qershorit në stadium olimpik “Ataturk” të Stambollit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Paulo Dybala, 0-1:

Autogoli i Gianluca Mancini, 1-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!