Lyon-Marseille është ndeshja më e fortë e kësaj jave në Ligue 1. Miqtë ia dolën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 16-të.
Dimitri Payet, futbollisti që shënon gola të bukur, gjeti cepin e portës vendase dhe kaloi ekipin e Andre Villas-Boas në avantazh.
Mesfushori sërish protagonist në aksionin pasardhës, kësaj radhe për keq. E verdhë në fillim për 33-vjeçarin, i cili kreu një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit kundërshtar.
Kryesorja e ndeshjes vendos të ndryshojë mendim pasi sheh VAR-in. E kuqe për Payet dhe Marseille me një lojtar më pak.
Vendasit e shfrytëzuan situatën dhe barazuan takimin në minutën e 28-të. Houssem Aouar ktheu në gol një penallti dhe barazim 1-1 në ” Parc Olympique Lyonnais”. /abcnews.al