VIDEO/ Patozi: Tre dinozaurët e politikës u ‘gëzuan’ shumë për SPAK-un

schedule00:19 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 00:19 - 21 Dhjetor, 2019

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi duke folur në intervistën me Mustafa Nanon në “Provokacija” u shpreh me ironi se tre dinozaurët e politikës u gëzuan shumë për krijimin e SPAK-ut, duke nënkuptuar partitë e mëdha.

“Kjo është në një shoqëri që ka humbur ekuilibrin dhe ndaj kemi një politike që vegjeton sipër kënetës. Ditën që u ngrit SPAK-u u krijua ideja se ishte ditë e madhe dhe 3 dinozaurët e politikës nxituan të bënin falenderime. Një mik i imi më tha se më duken si delet kur takojnë për herë të parë ujkun. Ka një hipkrizi të madhe. Janë të njëjtët faktorë që kanë vonuar SPAK-un dhe tani gëzohen sikur SPAK-u do të hetojë viktimat e termetit dhe jo politikanët e lartë”, tha Patozi.

I pyetur nga Mustafa Nano nëse ka filluar të funksionojë reforma në drejtësi, pasi tashmë janë dënuar Tahiri dhe Salianji, Astrit Patozi u shpreh se “këto janë disa sinjale, por unë pres të ketë dënime ekzemplare dhe jo si ato të Nexhmije Hoxhës”.

Më pas Patozi iu përgjigj disa pyetjeve për veten.

Mustafa Nano: Je ai që ke qenë?

Patozi: Jam përpjekur të jem i vertete. Koncesioni më i madh i imi në politikë është: Heshtja! Pra kam heshtur edhe kur mund të flisja. Por ama kur kam vendosur të flas kam thënë atë që kam besuar.

“Unë pretendoj të jem atipik dhe jo patetitk siç janë shumica e politikanëve” tha ai.

Ndërsa për kundështarët në politike, ai tha se “sot kemi një qeveri të keqe dhe një opozitë të vogël dhe kjo mund të zgjasë nëse nuk do ketë ndonjë gjysmë revolucioni”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!