ABC News siguron pamjet nga momenti që Ile Gjuni, nëna bashkë me tre vjeçarin duke lënë ambientet e Drejtorisë së Policisë Durrës.
3-vjeçari u rrëmbye një javë më parë nga gjyshërit e tij, Rexhep dhe Barie Gjuni (nga ana e babait). Rexhep Gjuni aktualisht ndodhet në paraburgim bashkë me vëllain e gruas së tij. Ndërsa tre vjeçari u dorëzua sot në Prokurori nga gjyshja e tij, Barie Gjuni dhe u ribashkua me nënën e cila e kërkonte prej një jave.
Nëna e tre vjeçarit pasi mori fëmijën falënderoi autoritetet policore dhe median. “Shumë faleminderit Policisë së Shtetit dhe dhe Policisë së Durrësit. Shumë faleminderit Edhe mediave”, tha ajo.
E pyetur nëse do t’ua lejojë djalin gjyshërive të cilët e fshehën për një jave rresht, e reja thotë se kjo i takon gjykatës, “E di shteti. E di prokuroria dhe gjykata, Shumë faleminderit”, tha ajo.