VIDEO/ Pas Kryeministrisë, mbështetësit e Berishës hedhin molotov para bashkisë, digjet flamuri kombëtar. Përplasje me efektivët

schedule22:28 - 11 Korrik, 2024

schedule 22:28 - 11 Korrik, 2024

Pas protestës së mbajtur para godinës së Kryeministrisë, mbështetësit e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kanë hedhur molotov para godinës së Bashkisë së Tiranës.

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë zhvendosur para godinës së bashkisë, duke krijuar një perimetër sigurie.

Protestuesit janë përplasur me efektivët, duke tentuar të çajnë kordonin e sigurisë.

“Nuk ka pasure efektiv apo polic të lënduar, pavarësisht se molotovët kanë shpërthyer vetëm pak centimetra larg tyre. Ka pasur përplasje të protestuesve që kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Herë pas here, vijojnë edhe hedhjet e sendeve të forta në drejtim të policisë”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka.

Protuestuesit kanë hedhur shishe me benzinë në drejtim të godinës së Bashkisë duke djegur flamurin kombëtar. Në drejtim të flamurit të vendosur në katin e dytë, janë hedhur një sërë shishesh me lëndë djegëse duke i vënë flakën.

Më herët, para nisjes së protestës, policia gjeti disa qese me gurë, të fshehura afër lulishteve te kryeministria. Mendohet se me këta gurë, protestuesit do të godisnin godinën e kryeministrisë.

Theksojmë që protestuesit kërkojnë lirimin e Berishës, që ndodhet prej gati 7 muajsh në izolim si dhe një qeveri teknike, pasi demokratët nuk duan Ramën të qeverisë gjatë zgjedhjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!