VIDEO/ Pas komplikacioneve nga Covid-19 u dërgua në Turqi, deputeti Roshi fiton betejën me sëmundjen

schedule21:09 - 19 Gusht, 2020

schedule 21:09 - 19 Gusht, 2020

Deputeti i opozitës parlamentare dhe njëherësh kreu i komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi pas infektimit me Covid -19 u dërgua në Turqi  për trajtim mjekësor pasi pati komplikacione të sëmundjes.

Së fundmi në një postim në rrjetet sociale Roshi ka njoftuar se ka fituar betejën me sëmundjen në Turqi ndërsa ka shprehur mirënjohjen për stafin mjekësor atje.

“Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar. Qënia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekësisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek. Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit”, shprehet Roshi.

Enver Roshi u infektua me covid-19 më 28 korrik ku pas situatës së rënduar shëndetësore ai u shtruar në spitalin COVID 2 “Shfeqet Ndroqi”, ku dhe u trajtua me oksigjen.

Më pas ai u dërgua në Turqi për trajtim më të specializuar për shkak të komplikacioneve me sëmundjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!