Pas 30 vitesh, Devolli fitohet nga socialistët në një garë elektorale.
Mësohet se janë numëruar 48 kuti nga 49 në total dhe ka fituar kandidati socialist, Eduart Duro me 7693 vota, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Elvis Hajdërlli me 7339 vota. Diferenca mes tyre ka qene 354 vota.
Kështu në Devoll ka filluar festa. Gazetari Roland Beqiraj raporton se kanë startuar brohorimat dhe socialistët kanë pritur me ovacione fituesin.