Është mbyllur pjesa e parë mes Partizanit dhe Skënderbeut në “Selman Stermasi”, me rezultatin 0-2. Skënderbeu shënoi dy gola të shpejtë në minutat e fundit të pjesës së parë, duke shokuar kampionët në fuqi.
Rastet ishin nga të dyja krahët, me Bregun dhe Çinarin që rrezikuan portat kundërshtare. Por goli i parë i sfidës, u shënua vetëm në minutën e 42-të.
Bregu ekzekuton një goditje këndi nga e djathta, duke gjetur Gripshin jashtë zone. Numri 10 i Skënderbeut nuk mendohet dy herë dhe gjuan fort me të djathtën fluturimthi, duke shënuar një eurogol!
Goli i dytë, erdhi vetëm pak sekonda më vonë. Krasniqi del i lirë nga e djathta dhe sulmuesi kryesor i “Ujqërve”, shërben mirë në qendër, aty ku Dita vjen me shpejtësi dhe shënon golin e dytë./abcnews.al
Superiore, java 27
Partizani – Skënderbeu 0-2
Gripshi 42’, Dita 43’