Tjetër barazim për “Demat e Kuq” të Partizanit, duke e çuar në gjashtë numrin e 1 pikshave radhazi në Superiore. Djemtë e Abilaliajt e kanë mbyllur në “paqe” përballjen e parë të javës së 17-të të kampionatit, teksa përballë kishin “verilindorët” e Kukësit, me sfidën që u mbyll në rezultatin 1 me 1.
Nga një gol në minutat 80’ e 82’ fillimisht nga vendasit kuksianë, me anë të “bomberit” 24-vjeçar, Mario Beshiraj e më pas vjen barazimi i “Demave”, falë sulmuesit ganez Alfred Mensah, i cili për herë të tretë këtë sezon shpëton skuadrën e Abilaliajt nga zhgënjimi, në minutat e fundit të lojës.
Falë këtij barazimi, Partizani mbetet në vendin e 2-të të renditjes, kësaj radhe me 32 pikë, duke mbetur 2 pikë, pas Egnatias kryesuese e cila në orën 17:00 do të ndeshet me Dinamon, në “Niko Dovana”, ndërsa Kukësi ngjitet në vendin e 7-të të tabelës, me 18 pikë, 1 më shumë se Laçi e Erzeni, që ndodhen poshtë “verilindorëve”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Mario Berishajt, 1-0:
Goli i Alfred Mensah, 1-1: