VIDEO/ Para një muaji i vranë vëllanë, eksploziv banesës së Talo Çelës në Elbasan

schedule07:20 - 5 Nëntor, 2020

schedule 07:20 - 5 Nëntor, 2020

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Katund i Ri në Elbasan.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se banesa është në pronësi të shumëkërkuarit, Talo Çela.

Policia e Elbasanit sqaroi se shtëpia ku ka shpërthyer lënda plasëse është e pabanueshme. Mësohet se si shkak i shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Forcat e policisë janë vendngjarje për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lexo edhe: I ekzekutuan vëllanë! Kush është Talo Çela, dora pas vrasjeve të bujshme, lidhja me grabitjen në Rinas

Kujtojmë se ka kaluar një muaj, nga vrasja e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, e ndodhur rreth orës 05:45 të mëngjesit të 17 shtatorit.

banesa 

Informacion:

Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan,  në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme  në pronësi  shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi  dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme  materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!