VIDEO/ Panik dhe frikë, tërmet i fortë shkund Perunë

schedule08:44 - 13 Maj, 2022

schedule 08:44 - 13 Maj, 2022

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur bregdetin qendror të Perusë pasditen e së enjtes, sipas Qendrës Kombëtare të Tërmeteve të Perusë, e njohur si IGP.

Sipas vlerësimeve fillestare dhe tërmeti kishte një thellësi prej 49 kilometrash, ndërsa epiqendra e tij ndodhej rreth 60 km në jug të Limës.

Nga pamjet e publikuara nga mediet vendase duket paniku i banorëve, teksa shihen rrëshqitje dherash në rrugë dhe pallatet që lëkunden njëri pas tjetrit.

Banorët kanë dalë me vrap nga ndërtesat, po ashtu edhe disa politikanë që ishin të ,mbledhur në parlamentin e vendit.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima, apo dëme të mëdha materiale.

Autoritete vendase nuk kanë dhënë alarm për cunam.

Peruja ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit në Oqeanin Paqësor, një zonë me aktivitet intensiv sizmik dhe vullkanik.

Më 7 janar, një tërmet me magnitudë 5.6 goditi Limën dhe qytetet fqinje, duke plagosur nëntë persona dhe duke shkaktuar dëme në disa shtëpi./abcnews.al/