VIDEO/ Pampuri: E verteta e sallave kirurgjikale në QSUT

schedule11:36 / 19/02/2020

Ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri akuzoi qeverinë se po fsheh të verteten sa i përket inevstimeve në shëndetësi. Ajo tha se nga 11 salla kirurgjikale me 130 shtretër, kanë mbetur vetëm 7 me 90 shtretër në Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”.

DENONCIMI I PLOTE I PAMPURIT TEK QSUT

Pas propagandës për sallat e reja të kirurgjisë, sikur shqiptarë të ishin mjekuar shpellave deri më sot, ka një të vërtetë krejt ndryshe. Numri i sallave të shërbimit dhe numri i shtretërve për pacientët është zvogëluar.

Këtë të vërtetë kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë duan ta fshehin pas propagandës me fasadën.


Më parë ishin gjithsej 11 salla kirurgjikale me 130 shtretër. Tani, megjithëse janë shpenzuar miliona euro, këto janë reduktuar në 7 salla dhe 90 shtretër.

Eliminimi i 4 sallave për operacionet ka sjellë kaos në QSUT, ka sjellë mbipopullim pacientësh duke ulur cilësinë e shërbimit. Nga ana tjetër, kushtet e mjekëve janë vështirësuar, duke mos patur mjedise të përshtatshme pune.

Reduktimi i sallave të kirurgjisë në QSUT ka sjellë edhe mbylljen e sallave të urgjencës. E vërteta është se ato u mbyllën, jo për shkak të përqendrimit në një godinë të vetme, por për shkak të korrupsionit. Sepse nuk ka para dhe nuk ka reanimatorë. /abcnews.al

schedule11:36 / 19/02/2020