Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/Pamje zemërthyese nga Gaza, burri i përlotur qëndron i ulur në rrënojat e shtëpisë së shkatërruar

schedule15:50 - 11 Tetor, 2023

schedule 15:50 - 11 Tetor, 2023

Pamje zemërthyese janë publikuar nga Gaza, ndërsa sulmet vazhdojnë pa ndërprerë. Një burrë palestinez nuk mund t’i mbante lotët e tij teksa qëndronte ulur në rrënojat e shtëpisë dhe dyqanit të tij që u shkatërruan nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Ai qëndronte aty i hutuar sepse gjithçka që kishte ndërtuar me mund dhe djersë ishte shkatërruar.

Videoja e publikuar në rrjetin social X po bën xhiron në rrjet.

Izraeli, i cili prej pesë ditësh po sulmon Gazën, nisi sulmet ajrore në hakmarrjeje ndaj grupit militant Hamas që lëshoi mëngjesin e së shtunës mijëra raketa në drejtim të Tel Avivit.

Grupi militant gjithashtu mobilizoi trupa tokësore në jug të Izraelit të cilët thyen barrierat dhe hynë në zonat e banuara duke vrarë e rrëmbyer njerëz, mes tyre gra e fëmijë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!