Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kishte lajmëruar më herët se do të nisë prishjen e ndërtesave në Velipojë.
Por banorët vendas janë shprehur kundër shkatërrimit të objekteve në pronësi të tyre.
Pas rezistencës së banorëve për të mos lejuar shembjen e subjektit, IKMT me ndihmën e policisë dhe FNSH-së ka mundur të ndërhyjë dhe të rrëzojë në tokë bizneset.
Siç shihet në videon e siguruar nga ABC News qytetarët janë shpërndarë me spray me piper, nga ana e policisë.
Një vajzë e re ka humbur ndjenjat pas përdorimit të spray-it, ndërkohë që vetë efektivët e kanë mbajtur në krahë për ti dhënë ndihmën e parë.
Në video dëgjohet edhe ulërimat e banorëve të cilët shprehin mllefin e tyre kundrejt efektivëve.”O të q*fsha robt! O kriminela”,dëgjohen banorët duke thërritur./abcnews.al