Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.2 në jugperëndim të Kinës ka shkuar në 118. 105 prej viktimave janë regjistruar në rajonin e Ganshu, ku ishte epiqendra e tërmetit, dhe 13 të tjerët në provincën fqinje Qingai.
Sipas të njëjtit raport, 550 janë të plagosur, 20 janë të zhdukur, ndërsa 5000 shtëpi vlerësohet të jenë dëmtuar. Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në kushte ekstreme të motit, pasi temperaturat arrijnë deri në -15 gradë celsius.
Footage of the 6.2 magnitude earthquake that occurred in China's Gansu province. pic.twitter.com/tuHXnu0Z7n
— gdh news (@gdhnews) December 19, 2023
Presidenti i Kinës, Xi Jinping urdhëroi intensifikimin e kërkimeve të shpëtimit dhe kujdesiun urgjent për të lënduarit me qëllim minimizimin e viktimave. 4000 zjarrfikës, ushtarë dhe policë janë përfshirë në operacionin në zonat e prekura.
Rajoni ku goditi tërmeti me magnitudë 6.2 ka një histori lëkundjesh vdekjeprurëse, me më vdekjeprurësit në vitin 2008 kur një tërmet me magnitudë 8 në Sichuan vrau 70,000 njerëz.
Sichuan u godit nga një magnitudë 6.8 në vitin 2022 dhe 74 njerëz kishin vdekur deri atëherë.
#Update The death toll of the 6.2-magnitude earthquake in Northwest China's Gansu province has risen to 105. pic.twitter.com/Dd3wnyXU6Z
— China Daily (@ChinaDaily) December 19, 2023
/abcnews.al