Pamje të paprecedentë që tregojnë neglizhencën e ndërtuesve në Turqinë lindore vijnë nga Kahramanmaras, e cila u shkatërrua nga tërmetet vdekjeprurëse që shkaktuan më shumë se 24 mijë viktima deri më tani.
Në një video që qarkullon në internet dhe e publikuar nga media turke Sabah, dy burra dëgjohen duke mos u besuar syve teksa tregojnë një ndërtesë që është anuar, duke treguar se në fakt themelet e saj duket sikur nuk ekzsitojnë.
Është një pallat pesëkatësh i cili edhe pse nuk është shembur është anuar në mënyrë të tillë, i cili është totalisht i pabanueshëm.Në videon që është bërë virale kudo në rrjetet sociale, dëgjohen burrat duke thënë se në fakt ndërtesa nuk ka të çara dhe se as xhamat nuk janë thyer.
“Nuk mund ta besoj, shiko këtu!” thotë njëra teksa tregon në kamera se ndërtesa në fakt është ndërtuar pa kolonat dhe themelet e nevojshme.
Bloomberg thekson se “kolapsi i kaq shumë ndërtesave ka shkaktuar zemërim te populli.
/abcnews.al