Video/ Pak metra larg vdekjes…

schedule10:54 - 11 Shkurt, 2018

schedule 10:54 - 11 Shkurt, 2018

Një pastrues rrugësh në Britaninë e Madhe duhet ta konsiderojë veten me të vërtetë me fat.

Serhiy Myeshkov është me fat që është gjallë, pasi një sasi akulli rreth 20 kilogramësh ra papritur pak meta larg vendit, ku po punonte.

E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë dhe tregojnë që sasia e akullit mund të kishte qenë vdekjeprurëse për Myeshkov.

Sipas The Mirror, të gjithë banorët aty afër janë habitur nga kjo situatë.

Amir Khan, një taksist që ishte afër ngjarjes, tha se e gjitha ngjasonte me një film.

“Bëri një zhurmë aq të lartë, si një meteor që po përplasej. Pastruesi i rrugës ishte konfuz dhe i frikësuar. Të gjithë po shikonin qiellin. Ishte çmenduri”, u shpreh Khan.

Besohet se sasia e akullit ka rënë nga një avion. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil ndodhin rreth 30 raste të tilla në vit. Sipas tyre, kjo shkaktohet nga rrjedhjet në avion./abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=XIPsld2z104

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!