Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës si autor i disa vjedhjeve në zonë.
Autoritetet kanë zbardhur dhe dokumentuar dy raste të vjedhjeve në lagjen “24 maji” në Vlorë.
Ndërkohë sipas policisë po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryera nga 37-vjeçari.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/