VIDEO/ Ofensivë gjermane: Katër gola për gjysmë ore, Bayerni tallet me Barcelonën

schedule21:34 - 14 Gusht, 2020

schedule 21:34 - 14 Gusht, 2020

Tre gola të tjerë në Lisbonë dhe Bayern Munchen po shpartallon 4-1 Barcelonën. Tri herë brenda dhjetë minutave realizuan bavarezët, një ndeshje që të kujton të paharrueshmen Brazil-Gjermani në Botërorin e vitit 2014. Ivan Perisic lëshoi një diagonale të saktë në minutën e 21-të, duke rikthyer ekipin e Flick në avantazh.

Kroati mori një pasim të bukur nga Gnabry, i cili rikuperoi topin falë presingut afër zonës spanjolle, dhe kishte edhe fatin me vete, pasi goditja u devijua nga francezi Lenglet.

Gjashtë minuta më pas erdhi edhe goli i tretë i Bayern Munchen. Asist perfekt i Lewandowskit, finalizim i Serge Gnabryt dhe 3-1 për kampionët e Gjermanisë, që po dominojnë Messin me shokë.

Thomas Muller gjeti golin e dytë personal në minutën e 31-të, duke shokur përfundimisht ekipin katalanas, që po “bombardohet” nga të gjitha anët prej Bayern Munchen. /abcnews.al