VIDEO/ Nuk ndalen skandalet me Kosovën, UEFA e fut në Serbi gjatë prezantimit të EURO 2024

schedule21:55 - 5 Tetor, 2021

schedule 21:55 - 5 Tetor, 2021

Edhe pse Kosova prej vitesh ka fituar pavarësinë e saj, skandalet që e bëjnë atë ende pjesë të Serbisë ka qenë permanente.

Ditën e sotme UEFA ka publikuar logon e EURO 2024 që do të zhvillohet në Gjermani, e gjatë prezantimit Kosova shihet si pjesë e Serbisë.

Në hartën e vendosur nga UEFA me të gjitha shtetet që karakterizohen nga ngjyrat kombëtare të secilit, ajo e Kosovës dhe e Serbisë është e njëjtë.

Një skandal nga organizata më e lartë e futbollit, për një temë e cila vazhdon të jetë e “nxehtë” në Ballkan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!