VIDEO/ “Nuk kam frikë nga qentë”, lideri i partisë opozititare turke jep mesazhin e fortë nga spitali

schedule17:21 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 17:21 - 7 Dhjetor, 2022

Öztürk Yılmaz, lideri i partisë opozitare turke është plagosur me thikë ditën e sotme në seli. Ai ka marrë një plagë në këmbën e djathtë.

Yilmaz ndërkohë ka reaguar nga spitali ku po merr ndihmën mjekësore, duke theksuar se nuk ka frikë nga askush.

“Ata që duan të më dërgojnë një mesazh duke dërguar qentë e tyre, duhet ta dinë se nuk kam frikë nga ju, do të vazhdoj nga ku e lashë më i fortë! Nuk do të iki nga frika, do të eci me frikë! Nëse je burrë, ballafaqohu me mua, mos dërgo burrat e tu pesë bit!”, shkruan Yilmaz.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!