Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Nuk ka fitues në San Siro, Atalanta ndal vrullin e Milanit

schedule23:43 - 24 Korrik, 2020

schedule 23:43 - 24 Korrik, 2020

Është mbyllur takimi mes Milanit dhe Atalantas, me rezultatin e barabartë 1-1. Ishin kuqezinjtë e Piolit ata që shënuan të parët, me anë të Hakan Calhanoglu.

Mesfushori turk realizoi një supergol nga një goditje dënimi, duke gjetur trekëndëshin e largët të portës nga një pozicion i prirët dhe shumë i vështirë. Ky gol, erdhi në minutën e 15-të të sfidës.

Atalanta kishte mundësinë të barazonte në minutën e 26-të të takimit, por penalltia e Malinovskyt ndalet nga portieri Donnaruma. Gjithsesi, Zapata në të 34-ën do të shënonte për miqtë, duke vendosur rezultatin final të sfidës në 1-1./abcnews.al

Serie A, java 36

Milan – Atalanta  1-1
Calhanoglu 15’ / Zapata 34’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!